Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar auditim të të gjitha projekteve infrastrukturore, kryesisht ato të firmosura nga dyshja Rama-Balluku.
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha tha se do të ngrihet një ekip, i cili do të auditojë dhjetëra miliardë euro të vjedhura në 12 vite.
“Vetëm një audit do t’i japë të mundur shqiptarëve të kuptojnë se sa shumë janë vjedhur nga kjo qeveri’, iu përgjigj Berisha, interesimit të shqiptarëve në bashkëbisedimin me ta në platformat sociale.
Krijimi i një institucioni për auditimin e eficencës, por edhe të shpenzimeve të bëra në këto 12 vite është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.
I nderuar zotëri, në duart e dyshes Rama-Balluku, vetëm në infrastrukturë ka patur gjatë këtyre viteve 12 miliardë euro.
Ju lutem, 12 miliardë euro, në një kohë kur në vitet 2005-2013, me 3.2 miliardë euro janë 11.4 mijë km rrugë. Janë ndërtuar qindra e qindra kilometra autostrada. Nga Morina në Vlorë, nga Tirana në Elbasan.
Janë ndërtuar qindra e qindra rrugë të standardeve europiane 11 metra të gjera.
Të më thojë kush çfarë është ndërtuar pasi është shpenzuar 12 miliardë? Mendoni Rruga e Arbrit? Jo! Rruga e Arbrit, nuk është ndërtuar me paratë e buxhetit. Është koncension. Rrugë e cila zgjati 16 vite, dhe rrugë e cila zgjati 27 km të papërfunduarat të saj, zgjatën 12 vite. 27 km e papërfunduara të saj, që u përfundua dje tuneli. Vetëm tuneli i Murrizit 3.7 km mori 7 vite për tu ndërtuar. Dhe, megjithatë ndërtuesi thotë: e kam ndërtuar me paratë e mia.
Rruga Ura e Limuthit Thumanë është ndërtuar 20 km me paratë e kompanisë. Më thoni atëherë, çfarë është ndërtuar me 12 miliardë të dashur qytetarë?
Po, ua them unë. Tuneli i Llogarasë që ka kushtuar 180 milionë, apo po shkon 200 milionë, se nuk ka përfunduar, çfarë është ndërtuar tjetër? Ku janë rrugët? Ku janë 12 miliardë?
Janë zhdukur njëlloj si me inceneratorin e Tiranës.
Pra, një audit për të gjithë këto vjedhje të tmerrshme që nuk i ka njohur toka, do të bëhet.
Cili është Elon Musk?
Ne, po krijojmë një ekip dhe po mblidhen një e nga një personalitete dhe njerëz me një formim të gjithëanshëm, të fortë. Unë nuk mund të them se ne kemi nëj Elon Musk, pasi Elon Musk edhe Amerika ka vetëm një, siç po duket. Por ne, do krijojmë një team me njerëz të cilët do të bëjnë një audit dhe do t’i tregojnë shqiptarëve se ku shkuan dhjetëra miliardë euro në 12 vite. Edi Rama duke dyfishuar taksat, ka patur buxhet total 65 mld euro, nga të cilat, vetëm 8 mld janë përdorur për rrogat në këto 12 vite, të tjerat të gjitha, ku janë? Janë shndërruar në konto të fshehta, në vila, hotele, çdo gjë tjetër.
Shikoni se sa të verbër janë?!
Erion Veliaj i kapur në flagrancë me inceneratorin 130 milionë euro që nuk ekziston nam as nishan. I kapur në flagrancë me 5D dhe hotelin që shkon 80 milionë euro, në qelq. Më i madhi në Shqipëri. I kapur në flagrancë me shkatërrime masive banesash për të vjedhur, për të fituar në çdo banesë nga 6 kate. Dhe kanë 3 muaj që vajtojnë dhe këndojnë himnin e hajdutit, gjersa Edi Rama, e pa se ai po e fundoste dhe i bëri kurthin e fundit për të cilin nuk po ndalet.
Pra, është i domosdoshëm auditi. Vetëm një audit do t’i japë të mundur shqiptarëve të kuptojnë se sa shumë janë vjedhur nga kjo qeveri.