Kandidatja për deputete e PD në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ka reaguar përmes një postimi në facebook ku i drejtohet qytetarëve të Tiranës se kandidimin e ka marrë me seriozitetin dhe përkushtimin maksimal. “Kam besuar se politika është mision dhe jo privilegj” shprehet ajo. Prandaj, “futem në këtë garë për të qenë zëri i atyre që nuk dorëzohen, që kërkojnë një Shqipëri të drejtë, dinjitoze dhe të lirë, të çliruar nga arroganca e narko-pushtetit, korrupsioni dhe për të ndaluar shpopullimin” shkruan më tej zj.Hajdarmataj.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq, të “vjetër” dhe “të rinj”, realë dhe virtualë, qytetarë të Tiranës tonë të përbashkët!
Sot nis një rrugëtim të ri, një sfidë të re.
PD më ka besuar kandidimin për deputete në Qarkun e Tiranës, një përgjegjësi që e marr me gjithë seriozitetin dhe përkushtimin tim.
Në gjithë angazhimin tim gati 35 vjeçar, qysh prej Dhjetorit ’90 e deri sot, gjithmonë kam besuar se politika është mision dhe jo privilegj.
Sot, futem në këtë garë për të qenë zëri i atyre që nuk dorëzohen, që kërkojnë një Shqipëri të drejtë, dinjitoze dhe të lirë, të çliruar nga arroganca e narko-pushtetit, korrupsioni dhe për të ndaluar shpopullimin.
Me votën dhe besimin tuaj, do ta çojmë këtë betejë deri në fund.
Unë nuk do t’ju zhgënjej!
Besimin tuaj do ta mbaj si amanet- me nder, përgjegjësi dhe përkushtim!
Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë Madhështore! 🇦🇱