Lista e PD|Gjeneral Gjunkshi: Besimi juaj është thirrje për ndryshim!

Pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook ku i drejtohet banorëve të Peshkopisë, Bulqizës dhe Matit me zemër të hapur për të punuar bashkë për th ardhmen e Dibrës sepse ajo po lëngon prej padrejtësive, korrupsionit, abuzimeve, largimeve të bijëve të saj, si pasojë e keqqeverisjes së pushtetit të Ramës.

Z.Gjunkshi më tej shprehet se nuk do të jetë në listat e hapura për të bërë premtime por për t’iu treguar që besimi i femokratëve është më shumë se një fjalë, është një thirrje për ndryshim

Statusi i plotë:

Të nderuar banorë të Peshkopisë, Bulqizës, Matit.

Sot, ju drejtohem me zemër të hapur dhe me një angazhim të thellë për ju dhe për të ardhmen e përbashkët që mund të ndërtojmë. 

Dibra është shtëpia jonë, vendi ku jemi rritur, kemi ndërtuar familjet tona, të ardhmen tonë. Dhe sot më shumë se kurrë Dibra jonë lëngon prej padrejtësive, korrupsionit, abuzimeve, largimeve të bijëve të saj, si pasojë e keqqeverisjes së pushtetit të Ramës. 

Dhe sot është dita që Dibra jonë na thërret, dhe ne dibranët, duhet t’i përgjigjemi, ashtu siç na ka treguar historia. 

Unë jap besën e dibranit, se do të përkushtohem ndaj jush, për të qënë zëri juaj, një derë ku do të gjeni gjithmonë mbështetje. 

Dhe për këtë mezi po pres t’iu takoj, gjithësecilin prej jush, të madh e të vogël. 

Unë nuk do të jem në listat e hapura të PD-së në Dibër, për të bërë premtime, por për t’iu treguar që besimi juaj është më shumë se një fjalë — është një thirrje për ndryshim. Ka ardhur koha që të bëjmë të mundur që çdo njeri këtu, çdo banor dhe çdo familje, të ketë mundësinë të shohë një të ardhme më të ndritur.

XH.GJ

Shpërndaje