Lista e PD|Doktor Gecaj: Do të jem i përkushtuar për një Shqipëri Madhështore

Pas zyrtarizimit të listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Doktori i mirënjohur ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook ku falenderon z.Berisha për besimin e dhënë për të qenë kandidat në qarkun Tiranë.

Mhill Gecaj garanton se do të jetë i përkushtuar në këto zgjedhje historike të cilat nëpërmjet programit të PD do ta bëjnë Shqipërinë Madhështore.

Statusi i plotë:

FALENDEROJ PD-në, NË PËRZGJEDHJEN TIME

“Aleanca për Shqipërinë madheshtore”, me fitore!

 

Falenderim e mirënjohje për Partinë Demokratike dhe liderin z.Berisha në përzgjedhjen e kandidaturës time në listat e hapura për zgjedhjet e 11 majit, duke ju siguruar se do jem shumë i përkushtuar në këto zgjedhje historike për Shqiprinë.

Mirënjohje e përulje për secilin qytetar që mbeshtet Partinë Demokratike dhe kandidaturën time në Tiranë, duke dhënë shpresë e siguri për një Shqipëri madheshtore.

Së bashku do bëjmë Shqiprënë e bekuar e madhështore!

    #Mirënjoje, Mhill Gecaj

Shpërndaje