Përballja e 11 Majit|Kuçana: Primaret, standardi ynë përballë Manualit 339/1!

Nga Ilirjana Kuçana

Kur kanë kaluar një javë nga primaret analistët e inceneratorëve po denocojnë manipulimet dhe shkeljet, teksa janë të njëjtët që heshtën kur Dako dilte në përgjime me bandat në dosjen 339/1 dhe kur grupet e strukturuara kriminale i diktonin Edvin Xibrakës deputetët në Durrës.

Vetë isha pjesë e primareve në Qarkun Durrës, një garë që na vuri të gjithëve përballë votës së lirë të demokratëve durrsakë, teksa Rama rivalët tanë në politikë i ka lënë në mëshirë të bandave dhe babëzisë.

Jam krenare se këtë herë në primare në Durrës ishim disa kandidatë nga zonat verilindore si Tropoja, Mirdita dhe Kukësi si dhe nga juglindja, ç’ka tregon se PD e Durrësit po rienergjizohet duke u bazuar në strukturën e re elektorale të këtij qarku.

Komuniteti i të ardhurve që është mbi 50% në Durrës meriton përqafësim në parlament dhe këshilla bashkiak.

Primaret e 1 Marsit ishin një garë përbashkimi e jam falenderuese me zemër për çdo votë, teksa 11 Maji do jetë beteja jonë për pluralizmin, demokracinë dhe Shqipërinë.

Në këtë betejë do kemi në krah dhe vëllëzërit tanë në diasporë që me votë do ndëshkojnë arkitektin e eksodit biblik të shqiptarëve.

Shpërndaje