Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka ndarë pamje nga takimi me Zv/Presidentin e Grupit Parlamentar të PPE, deputetin e Forza Italia, Massimiliano Salini, në Milano.
‘Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia, si dhe e njoha z. Salini me zhvillimet politike në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, në të cilin Edi Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e mafies’- shkruan Berisha.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, në Milano pata një takim të veçantë me zv/Presidentin e grupit parlamentar të
EPP, deputetin e Forza Italia, Massimiliano Salini.
Në këtë takim diskutuam për bashkëpunimin tradicional miqësor midis Partisë Demokratike dhe Forza Italia, si dhe e njoha z. Salini me zhvillimet politike në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, në të cilin Edi Rama ka zëvendësuar shtetin ligjor me shtetin e mafies.
Ai, me drejtësinë e tij politike, ka burgosur dhe përsekutuar liderët e tre partive politike opozitare, ka marrë mandatet e përfaqësuesve të opozitës dhe, me korrupsionin e tij, ka dëbuar në
10 vite 45% të shqiptarëve nga Shqipëria.
Në takim diskutuam për bashkëpunimin tonë në kuadrin e EPP. Takimi ishte i hapur. SB