Lufta në Ukrainë|Peka: Trump po i thotë Zelenskit se garancinë e ke tek investimi im.

Eksperti i çështjeve të sigurisë Avenir Peka, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi debatin e ashpër mes kreut të Shtëpisë së Bardhë Donald Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Avenir Peka u shpreh se SHBA po i bën dhuratë Ukrainës. Ai shtoi se Amerika po i thotë praktikisht Ukrainës, që garancinë e ke tek investimi im.

Avenir Peka: Në diplomaci do shikosh atë që nuk thuhet. Ukrainës po i bëhet dhuratë. Me premtimin elektoral, Trump mund t’ja mbyllte derën Ukrainës. Por, SHBA po i thotë se do investoj dhe nëse unë hyj aty, askush nuk hyn dot më në Ukrainë.

SHBA i thotë Ukrainës se garancinë e ke tek investimi im. Trump thotë se unë nuk futem në luftë me një vend që është fuqi bërthamore dhe kjo është krejtësisht logjike.

Shpërndaje