Primaret|Të dhënat në rang kombëtar për më të votuarit nga gratë dhe burrat.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në të 12 qarqet e vendit.

Sipas të dhënave zyrtare, në rang kombëtar, referuar proceverbaleve dhe miratimit të tyre nga KOKOE, rezulton se kanë vituar gjithsej 50,854 anëtarë. Tirana ka shënuar numrin më të madh të votuesve ku13,052 anëtarë të PD-së morën pjesë në votime.

Ndër kandidatët  burra, deputeti i PD-së Bledion Nallbati, është më i votuari në primaret që u mbajtën më 1 mars 2025. Ndërsa ndër kandidatet gratë, më e votuara rezulton deputetja Jorida Tabaku që kandidoi në primaret e Tiranës dhe mori në total 651 vota.

10 kandidatët burra më të votuar:

1- Bledion Nallbati 1219 vota – qarku Korçë

2- Zija Ismaili 1091 vota – qarku Berat

3- Hysen Kadiu 913 vota – qarku Tiranë

4- Eduart Sharka 795 vota – qarku Fier

5-Klevis Balliu 737 vota –  qarku Tiranë

6- Shkëlzen Ibra 707 vota – qarku Kukës

7- Edmond Spaho 691 vota – qarku Korçë

8- Luan Baçi – 677 vota – qarku Fier

9- Gjin Gjoni 674 vota –  qarku Lezhë

10 – Grigels Muçollari 666 vota –  qarku Tiranë

10 kandidatet gra më të votuara:

1- Jorida Tabaku 651 vota – qarku Tiranë

2- Ina Zhupa 641 vota –  qarku Vlorë

3- Manjola Luku 424 vota –  qarku Durrës

4- Manjola Nikollo 412 vota – qarku Vlorë

5- Mimoza Hajdarmataj 400 vota – qarku Tiranë

6- Elda Hoti 394 vota – qarku Lezhë

7- Ledina Alolli 394 vota – qarku Korcë

8- Denisa Vata 369 vota – qarku Dibër

9- Ilda Zhulali 357 vota – qarku Tiranë

10- Lindita Metaliaj 348 vota – qarku Lezhë

Renditja sipas votave e deputetëve aktual:

1- Bledion Nallbati 1219

2- Edmond Spaho 691

3- Luan Baçi mori 677

4- Jorida Tabaku 651

5- Ina Zhupa mori 641

6- Dashnor Sula 538

7- Ramadan Likaj 460

8- Saimir Korreshi 477

9- Isuf Çelaj mori 410

10- Andrea Mano 380

11- Dhurata Çupi 354

12-  Lindita Metaliaj 348

13- Kastriot Piroli 322

14- Lodovik Hasani 302

15- Lefter Gështenja 216

16- Greta Bardeli 214

17-Asllan Dogjani 179

18- Qani Xhafa mori 150

19- Kreshnik Çollaku 68

20- Orjela Nebiaj 47

21- Sorina Koti 42

Ajo çfarë vihet re është se pjesa dërrmuese e deputetëve aktualë në primaret e PD-së janë kualifikuar, por ka dhe nga ata që nuk kanë kaluar pragun e caktuar për çdo qark.

Shpërndaje