Gazetari investigativ i “The Daily Signal”, Tyler O’Neil, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të mërkurë në Kongresin amerikan, gjatë mbledhjes së komisionit të posaçëm për efikasitetin në qeverisje.
Në seancën e titulluar “Amerika e fundit: Si ndihma e huaj minoi interesat e SHBA në mbarë botën”, është diskutuar mbi abuzimet me fondet e taksapaguesve amerikanë nga organizata USAID.
Gjatë fjalës së tij në komision gazetari deklaroi se paratë e USAID janë përdorur për të persekutuar liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha.
Ai thotë se Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USA-id kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East West Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID, fonde që sipas tij janë përdorur për persekutimin e liderit demokrat në Shqipëri.
“Fondacionet e Shoqërisë së Hapur dhe USAID kanë bashkëpunuar gjithashtu në mbështetjen e ‘East ëest Management Institute’, i cili mori 31.2 milionë dollarë nga USAID në vitin e fundit të plotë fiskal që përfundon më 30 shtator. Instituti nisi ndryshimet gjyqësore në Shqipëri, që kritikët pretendojnë se rezultuan në persekutimin e liderit të opozitës shqiptare Sali Berisha, duke i mbyllur gojën kundërshtarit të kryeministrit socialist të vendit,” tha gazetari i ‘The Daily Signal’.