Gara në Primare|Ulliri: nëse më besoni, do të luftoj me dyfishin e forcës. 11 Maji moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

Andia Ulliri, është njëra nga kandidatet e primareve për qarkun Durrës. Zj.Ulliri aktualisht është deputete e këtij qarku dalë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 në një zonë mjaft të vështirë si ajo Niklës Fushë-Krujë.

Në protestën me banorët e zonës së Thumanës

Edhe pse e re në moshë, nuk i ka munguar guximi që të bëjë opozitën përballë pushtetit të kriminalizuar të Rilindjes. Në profilin e saj në facebook ajo rendit betejat e saj të mëdha të komunitetit të vogël që përfaqëson. “Kam qenë pranë jush në çdo betejë, nga ndalimi i padrejtësisë me rrugën e Rinasit, protesta disa mujore për rrugën Thumanë-Kashar, deri te betejat për shkollën në Nikël dhe të drejtat e qytetarëve në Bërxullë”, shprehet ajo. “Mbështetja juaj është forca ime për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, shton më tej ajo.

Në protestën me banorët e zonës së Rinasit

Statusi i plotë:

#PRIMARE

Të nderuar demokratë të Durrësit, Shijakut, Krujës dhe Fushë-Krujës.

🗓️ Më 1 mars, Partia Demokratike zhvillon primaret për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e 11 majit—një moment vendimtar për forcën tonë politike dhe të ardhmen e vendit.

▪️ Kam pasur nderin të jem zëri juaj në Kuvend dhe sot rikonfirmoj angazhimin tim për të kandiduar sërish.

▪️ Kam qenë pranë jush në çdo betejë, nga ndalimi i padrejtësisë me rrugën e Rinasit, protesta disa mujore për rrugën Thumanë-Kashar, deri te betejat për shkollën në Nikël dhe të drejtat e qytetarëve në Bërxullë.

▫️ Ky proces tregon forcën tonë si parti dhe besimin tek vullneti i anëtarësisë. Nëse më besoni përfaqësimin tuaj, do të vazhdoj me dyfishin e forcës për të luftuar për komunitetin tonë.

🗳️ Prandaj, ju ftoj që më 1 mars të merrni pjesë dhe të bëni zgjedhjen tuaj. Mbështetja juaj është forca ime për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë për Shqipërinë! 🇦🇱

Në protestën me banorët e zonës së Niklës

Shpresoj të qëndrojmë krah njëri-tjetrit edhe në 4 vitet e ardhshme—këtë herë në qeverisje, në shërbim të qytetarëve!✌️✌️

#PRIMARE

#partiademokratike

Shpërndaje