Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar një listë të organizatave terroriste të huaja të emëruara së fundmi, ku në të janë përfshirë 8 kartele dhe familje mafioze ndërkombëtare.
Komiteti Nacional Republikan, ka shpërndarë vendimin e fundit të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku nga Karteli i Sinaloas te Familja Michoacan, shpallen organizata terroriste.
Lista:
Tren de Aragua
MS-13
Karteli i Sinaloas
Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco
Kartelët e Bashkuar
Karteli i Lindjes
Karteli i Gjirit
Familja Michoacán
Por ky mesa duket është një lajm tjetër i keq për Edi Ramën, pasi njerëzit e Kartelit të Sinaloas, të shpallur tashmë organizatë terroriste, janë pritur nga kryeministri në zyrën e tij, duke i dhënë edhe licensë për kazino.
Kujtojmë se Luftar Hysa është akuzuar nga mediat ndërkombëtare si njeri i kreut të kartelit të Sinaloas, El Majo.
Gazetat shkruanin specifikisht se El Mayo kishte krijuar lidhje me një grup vëllezërish shqiptarë, të cilët përdoreshin prej tij për të pastruar miliona dollarë, duke investuar në sektorin e turizmit dhe kazinove në Meksikë dhe Shqipëri.
Njëri prej këtyre vëllezërve, Lufta Hysa, madje u fotografua duke hyrë në një takim në zyrën e Edi Ramës.
Edhe ky i fundit e pranoi se është takuar me një nga njerëzit e Sinaloas.