Në zbatim të Kreut II të Vendimit nr.31 të Këshillit Kombëtar datë 12.02.2025 dhe në zbatim të Statutit të PDSH, dje më datë 17.02.2025 ishte afati i fundit i propozimeve dhe aplikimeve për kandidatët e primareve të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Në funksion të këtij detyrimi statutor, përveç mundësisë së vetëpropozimit, lidershipi i Degës 7 çmoi me vend thirrjen e aktivit për të propozuar e diskutuar mbi kandidatët e mundshëm e potencial që do të përfaqësojnë komunitetin e Njësisë Nr.7 dhe të gjithë qarkun Tiranë.
Sa më sipër, me konsesus u propozuan kandidaturat si më poshtë vijon:
1. Grigels Mucollari
2. Suina Asllanaj
3. Erald Shulla
4. Artan Pogoni
5. Përparim Peposhi
6. Ibrahim Morina
7. Lefter Gështenja
Të bindur se do të kemi një garë të ndershme, qytetare e dinjitoze, i urojmë kandidaturave suksese në primare!