Vota e Diasporës| PD takim me bashkëatdhetarë në Pordenone, Itali.

Partia Demokratike vazhdon me intensitet takimet e saj me diapsorën shqiptare. Takimi i rradhës ishte ai i mbajtur në Pordenone të Italisë nën kujdesin e anëtarëve të KK z.Igli Cara dhe Aulon Kalaja. Kontribut të veçantë në organizimin e takimit dha edhe Loren Methasani.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të cilat janë aktualitet dhe që përbënin interes për emigrantët shqiptar të tilla si agjenda e shpopullimit të Shqipërisë, goditja e familjes, situata ekonomike dramatike, marrëveshja “Rama-Meloni” për kampet që do strehohen emigrantët afrikanë në Lezhë.

Edhe në këtë takim u diskutua rëndësia e votës së diasporës e cila mundësohet vetëm përmes regjistrimit në platformën elektronike PER të KQZ.

Bashkëatdhetarët tanë konfirmuan edhe një herë mbështetjen dhe votën pro alternativës së Partisë Demokratike.

 

Shpërndaje