Vendimi i GJKKO|Ndryshon masa vetëm për Xoxen. Veliaj dhe Abule në burg. Biznesmenët e tjerë “detyrim paraqitje”.

Pas një seance të tensionuar që zgjati për më shumë orë dhe ku pati shkëmbime akuzash mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado, GJKKO ka vendosur që kreu i bashkisë do të qëndrojë pas hekurave.

Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani i ka ndryshuar masën e sigurisë vetëm Ajola Xoxës, bashkëshortes së Erion Veliajt, e cila nga arrest në shtëpi do të ketë masën “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Në arrest në burg do të vijojë të qëndrojë edhe biznesmeni Elman Abule. Po kështu edhe 5 biznesmenët e tjerë do të vijojnë të kenë masën “detyrim për t’u paraqitur”.

Gjyqtari Bani mori këtë vendim pasi dëgjoi për më shumë se 6 orë personat e akuzuar, avokatët e tyre si dhe dy prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani. Gjyqtari qëndroi rreth dy orë në dhomën e këshillimit pasi dëgjoi të gjitha palët.

Shpërndaje