Berisha në Kongresin e CDU në Berlin, takon kandidatin për kancelar të Gjermanisë

Kreu i PD, Sali Berisha mori pjesë në Kongresin e 37-të të CDU në Berlin, ku u takua me kandidatin për kancelar të Gjermanisë Friedrich Merz.

Përmes një postimi në faqen e vet në Facebook Berisha e cilëson ngjarjen si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës.

“Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores.

Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të fuqishëm të Europës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës”, shkruan Berisha.

 

Kreu i PD ka patur gjithashtu takim edhe me kryetaren e forumit të gruas të PPE Doris Pack. Në profilin e saj në facebook ajo shkruan “Takim me Sali Berishën pas gati një viti arresti shtëpiak dhënë nga një gjykatë sipas drejtësisë së Edi Ramës”.

Shpërndaje