Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka gjatë takimi me emigrantët në Athinë, i ka falënderuar ata për kontributin e përditshëm që japin për Shqipërinë me remintancat që sjellin për familjet e tyre, që i japin frymë ekonomisë së vendit.
Noka bëri thirrje që emigrantët shqiptarë të votojnë për ndryshimin e Shqipërisë, ndërsa u ka bërë thirrje që të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD deklaroi se, programi i PD-së është shpëtim për Shqipërinë, ndërsa theksoi se, çdo emigrant që do të kthehet dhe të investojë në vendin e tij, për 5 vite me radhë do të jetë pa taksa.
“Për ju emigrantë, Partia Demokratike ka një program të qartë.
Kushdo që do të kthehet në atdhe, dhe të investojë për 5 vite do të ketë zero taksa.
Kushdo që do të kthehet në Shqipëri, do ti mundësohet një kredi e butë për zero interes që çdokush që kthehet të ketë mundësi të blejë një shtëpi, si çdo shqiptar atje.
Do të kemi një paketë të plotë për emigrantët tanë”-tha Noka.