Një hetim i ri i publikuar nga grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, UN Watch, ka ekspozuar lidhje tronditëse mes UNRWA-s dhe organizatave terroriste palestineze.
Sipas raportit, Hamas dhe Xhihadi Islamik Palestinez jo vetëm që kanë infiltuar agjencinë e OKB-së të financuar me 1.5 miliardë dollarë, por po ndikojnë aktivisht në operacionet e saj dhe po nxisin dhunë kundër izraelitëve.
Gjetjet e publikimit zbulojnë se UNRWA ka punësuar militantë të Hamasit, duke i lejuar këta të fundit të ndikojnë në politikat dhe operacionet kryesore të agjencisë në Gaza dhe Liban.
UN Watch ka bërë thirrje për shpërndarjen e menjëhershme të UNRWA-s, duke deklaruar se organizata është kthyer në një kanal për terrorizmin dhe një lehtësuese e dhunës në Lindjen e Mesme.
“UNRWA nuk është thjesht një spektator në konfliktin arabo-izraelit – është një prej kontribuesve kryesorë,” tha Hillel Neuer, Drejtor Ekzekutiv i UN Watch.
“Duke lejuar terroristët të infiltrojnë radhët e saj dhe të nxisin dhunën, UNRWA jo vetëm që nuk promovon paqen, por po përjetëson urrejtjen dhe luftën.”
Raporti përmban imazhe të drejtuesve të grupeve terroriste me zyrtarë të UNRWA-s dhe detajon raste të shumta ku udhëheqësia e agjencisë së OKB-së ka bashkëpunuar ngushtë me grupet terroriste në fshehtësi.
Raporti implikon shumë prej drejtuesve të UNRWA-s, përfshirë Komisionerin e Përgjithshëm aktual të UNRWA-s, Philippe Lazzarini.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se UNRWA nuk është zjarrfikësi, por zjarrvënësi. SHBA-ja dhe kombet e tjera perëndimore që kanë dhënë miliarda dollarë për UNRWA-n duhet të zgjohen. Paratë tuaja po përdoren për të punësuar terroristë, për të indoktrinuar fëmijë dhe për të ndërtojnë infrastrukturë urrejtjeje dhe dhunë. Vetë SHBA-ja ka dhënë më shumë se 1 miliard dollarë për UNRWA-n gjatë katër viteve të fundit. Kjo është një tradhti ndaj taksapaguesve dhe vlerave tuaja.”
“Ka ardhur koha që më në fund të shpërndahet UNRWA, një agjenci që lavdërën terrorizmin,” përfundoi Neuer.
Çfarë përmban Raporti
Ky raport zbulon sesi UNRWA, pavarësisht pretendimeve se është një agjenci humanitare, ka ndërthurur një aleancë të fshehtë me Hamasin, Xhihadin Islamik Palestinez dhe organizata të tjera terroriste.
Kjo marrëdhënie e fshehtë u jep organizatave terroriste mundësinë të ndikojnë ndjeshëm mbi politikat dhe praktikat e një agjencie të OKB-së me 30,000 punonjës dhe një buxhet vjetor prej 1.5 miliardë dollarësh, të financuar kryesisht nga shtetet perëndimore.
Raporti tregon sesi zyrtarët ndërkombëtarë të UNRWA-s dhe drejtuesit e saj lokalë mblidhen rregullisht me grupet terroriste në Liban dhe Gaza, duke lavdërëuar njëri-tjetrin për “bashkëpunimin” dhe duke u përshkruar si “partnerë.”
Raporti gjithashtu dokumenton disa raste ku UNRWA ka bashkëpunuar me grupe terroriste, duke përfshirë:
– Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-s, Philippe Lazzarini, bëri një marrëveshje me grupet terroriste xhihadiste gjatë një takimi në Bejrut në maj 2024, duke lejuar që lideri i Hamasit, Fathi Al-Sharif, të mbetej drejtor i një shkolle të madhe të UNRWA-s dhe kryetar i Unionit të Mësuesve të UNRWA-s.
– Ish-komisioneri i UNRWA-s, Pierre Krahenbuhl, u takua me liderët e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez në shkurt 2017, ku ai theksoi “frymën e partneritetit” mes tyre dhe UNRWA-s.
– Zyrtarë të tjerë të lartë të UNRWA-s janë filmuar dhe fotografuar duke lavdërëuar bashkëpunimin me liderët e grupeve terroriste.