Urdhëri Ekzekutiv i Trump për ndalimin e pranimit të refugjatëve, i lë pullë poste afganë në Shqipëri!

Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv duke e quajtur Programin amerikan për Pranimin e Refugjatëve, të njohur me shkurtesën USRAP, të dëmshëm për interesat amerikane dhe e pezulloi zbatimin e tij duke filluar nga 27 janari.

Mijëra refugjatë afganë u strehuan edhe në Shqipëri disa vite më parë, pasi administrata Biden vendosi të tërhiqej në mënyrë kaotike nga Afgsnistani dhe iu premtua se për një kohë të shkurtër, po administrata Biden, do t’i strehonte ata në SHBA.

Edi Rama pati dalë asokohe vullnetar për strehimin e tyre, si në shumë raste të tjera, pa ia kërkuar kush, por për të blerë influencë politike në SHBA.

Ashtu siç u bë e ditur nga mediat, shumica e afganëve të strehuar në Shqipëri i përkisnin ogranizatave të financuara nga miliarderi i ekstremit të majtë, George Soros, kjo duket se qe edhe shtysa që Rama doli partizan.

Shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona të banuara në Durrës dhe Shëngjin.

Administrata e mëparshme e Joe Biden u pati premtuar atyre se do të jetonin në SHBA dhe koha e qëndrimit të tyre në Shqipëri do ishte shumë e shkurtër, gjë që nuk ndodhi.

Shpërndaje