Shteti Bektashi|Pastori: projekt obskur. Kush e mbështet do të njihet nga historia si tradhëtar i kombit.

Dy fjalë për Shtetin e Ri Bektashi dhe ata që vrapojnë pas gabimit dhe padijes!

Interesat meskine të njerëzve të vegjël në shërbim të antishqiptarisë, përgjatë shekujve e në vijim, kanë qenë dhe mbeten helmi që injektohet ndër venat e trupit kombëtar.

Ky projekt obskur i cili synon tjetërsimin e territoreve Shqiptare, kërcënim të sigurisë kombëtare, prishje të rendit kushtetues, dhunim të shtetit laik dhe asgjesimin e harmonisë fetare në Shqipëri, duhet kundërshtuar me forcë.

Precedentët që krijohen në vijim mbi potencialin e një lufte fetare dhe copëzimin e Shqipërisë janë pafund…! Nuk ekzistojnë vepra penale më të rënda!

Prijësit e verbër, burracakët, të shiturit që promovojnë dhe mbështesin akte të tradhëtisë kombëtare herët a vonë do t’i gjykojë historia.

Nuk ka rëndësi se cilat kancelari vizitoni, me që ra fjala; lexova ‘Vatican News’ dhe nuk gjeta asgjë që lidhet me titujt e publikuar në median Shqiptare që; ‘Papa bekon shtetin e ri Bektashi.’ Nëse është kështu, këtë mungesë koherence duhet ta evidentojnë më mirë përfaqësuesit e shtetit të Vatikanit në Shqipëri.

Ftoj KM Rama të mos marrë hapa të mëtejshme në krijimin e këtij entiteti, nëse vijon me këtë projekt antishqiptar, herët a vonë historia do ta njohë atë dhe cilindo të përfshirë si tradhëtarët e Shqipërisë. Kjo histori nuk duhet parë si historitë e ‘investitorëve strategjikë’, konçensionet, ppp-të, nëse e shihni kështu, është akoma më e rëndë!!!

I bëj thirrje komuniteteve fetare, në veçanti komunitetit ungjillor (pastorëve) të distancohen publikisht përballë kësaj marrie.

Zoti pastë mëshirë për Shqipërinë dhe ne të gjithë!

Shpërndaje