A do ta revokojë Trump non gratën e Berishës? Këlliçi: Do i hiqet por se kur nuk di ta them!

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, në emisionin ‘Log.’ në News24 tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald Trump.

“Z. Berisha nuk u sanksionua nga Departamenti i Thesarit edhe pse u kërcënua”, tha Këlliçi, duke e cilësuar “non grata-n’ si një lobim nga George Soros.

I pyetur nga analisti Agim Baçi se çfarë qëndrimi do të mbante, do të ishte me Berishën apo me SHBA, nëse nuk i hiqet ‘non grata-n’? Këlliçi tha se do të qëndronte me të vërtetën.

“Do të jem në krah të z. Berisha, ashtu sikundër kam qenë që në fillim”, tha ai.

Një lexues i vëmendshëm kupton ndër rreshta se Belind Këlliçi është i bindur se non grata nuk do i hiqet Berishës as nga administrata Trump. Pyetja e z.Baçi, i dha një afat kohor pjesës së parë të përgjigjes, kurrë. Kjo sepse, nëse non grata është produkt lobimi, në këtë histori ka vetëm një të vërtetë: ajo që i bën bashkë Sali Berishën dhe SHBA e drejtuar tashmë nga një administratë më e përgjegjshme. Të qëndrosh krah Berishës është zgjedhje personale dhe jo detyrimisht do të thotë se je në anën e të vërtetës.

Shpërndaje