Bredhi i Krishtlindjes, me unazat që simbolizojnë vargun e brezave të besimtarëve, të rrënjosur “rreth origjinës së vetme, Jezusit”! Skena e lindjes së Krishtit, e cila rrëfen misterin e Zotit të bërë njeri, duke mishëruar “deri në fund të fundit” varfërinë e tij! Skena të Lindjes së Krishtit, që vijnë kryesisht nga Betlehemi, të cilat kujtojnë “me lot në sy” “dramën e luftës”…
Janë këto temat qendrore të urimit, të cilat Papa Françesku ua drejtoi delegacioneve që dhuruan simbolet e Krishtlindjes për Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan dhe Sallën Pali VI.
Unazat e pemës pasojnë njëra-tjetrën, si breznitë e krishtera
Duke u ndalur te pema, Papa Françesku kujtoi “solemnitetin e saj madhështor” e krasitjen e kryer “në përkim me parimet ekologjike të zëvendësimit natyror të pyllit”. Unazat e trungut – shpjegon – ofrojnë “pamjen e bukur” të Kishës: “popull e lëndë” që përhapin “dritën e Krishtit” përmes vazhdimësisë së brezave të besimtarëve:
“Të lashtat u dhanë jetë të rejave, të rinjtë përqafojnë dhe mbrojnë të lashtët, në misionin në botë dhe në udhën e tyre drejt Qiellit”.
Mishërimi i Zotit përmes “burimeve të ligshta” njerëzore.
Nën hijen e Bedhit ndodhet Shpella e Betlehemit e cila, në përkim me traditën e Grados, riprodhon një “kasone”, në ngjasim të shtëpive tipike prej balte dhe kallamishteje të ishujve të lagunës Friuliane, ku peshkatarët ndanin “gëzimet dhe hidhërimet” e përditshme “të kësaj pune të vështirë”. Një kujtim i mëtejshme për Krishtlindjen, “në të cilën Zoti bëhet njeri, që të marrë pjesë plotësisht në varfërinë tonë”, duke ndërtuar Mbretërinë e tij “nëpërmjet burimeve të dobëta të natyrës sonë njerëzore, të pastruar dhe të forcuar nga hiri i tij” dhe jo me “mjete të fuqishme”.
“Po të shtrëngohesh pakëz” në Kishë “ka vend për të gjithë”
Papa thekson nevojën historike për një “batela”, një varkë e sheshtë, e përshtatshme për ujërat e cekëta, për të lëvizur nga një kasolle në tjetrën. “E edhe për ta arritur Jezusin duhet një varkë: Kisha” – kujtoi Françesku:
“Nuk mund të arrish ‘vetëm, por së bashku, në bashkësi, në atë varkë të vogël-të madhe, që Pjetri vazhdon t’i prijë dhe në bord të së cilës, duke u shtrënguar pak, ka gjithmonë vend për të gjithë.”
Nga skenat e Betlehemit, tek “drama e luftës”
Duke shikuar, së fundi, skenat e lindjes të Betlehemit, Papa vëren, megjithë larminë e tyre, “të njëjtin mesazh paqeje dhe dashurie” të lënë nga Jezusi. Janë përgjigje për ata që “në vendin ku lindi i biri i Zotit “, vijojnë të vuajnë “nga drama e luftës”.