Katedralja iu nënshtrua një restaurimi prej pesë vitesh, pasi në mbrëmjen e 15 prillit të vitit 2019, çatia e saj u përfshi nga flakët. Me shpejtësi, zjarri pati përfshirë majën dhe pothuajse rrëzoi kambanoret. Në të gjithë botën, njerëzit ndiqnin me tmerr përmes televizionit, teksa digjej katedralja mesjetare. Çatia u shemb, por kambanoret dhe fasada qëndruan.
Pamjet me dron treguan të premten majën e rindërtuar të katedrales, ndërsa skelat mbeten përreth disa pjesëve të fasadës, ndërsa punëtorët po punojnë me shpejtësi për të finalizuar punën e rindërtimit, përpara ceremonisë së inaugurimit të 7 dhjetorit. Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi saktësisht zjarrin. Autoritetet franceze kanë thënë se shkaktar mund të ketë qenë një defekt elektrik, ose një cigare e ndezur.