Reforma në Drejtësi dhe këneta politike e Trekëndëshit të Bermudes.

Nga Besart Logu

Pretendohet se:

– Reformën në drejtësi e bëri Xhorxh Soros.

– Se e implementoi Rama në mënyrë të njëanëshme.

– Se do ta zhbëjë Trump.

 

Ndërkohë e vërteta është se:

– Reforma nisi të vihet në jetë gjatë presidencës së Trump.

– Opozita braktisi institucionet dhe radikalizoi sjelljen me qëllim pengimin e zbatimit të reformës.

– Trump ka zero shanse të zhbëjë projektet e administratës së tij të parë.

Më poshtë janë paraqitur në rend kronologjik të gjitha zhvillimet politike në kampin opozitar të cilat japin një panoramë të plotë të sjelljes destruktive të Partisë Demokratike duke u paraqitur si alternativë e dhunës dhe jo premtuese për votuesit edhe pse në qeveri ishte një forcë politike që kalonte nga skandali në skandal.

 

Kronologjia e zhvillimeve:

▪︎ 27.11.2014 – ngrihet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

▪︎ 08.12.2015 – PD proteston dhe i vë flakën bunkerit te Ministria Brëndshme

▪︎ 22.07.2016 – miratohen në Parlament ndryshimet kushtetuese

▪︎ 06.10.2016 – miratohet paketa e parë e ligjeve të Reformës në Drejtësi

▪︎ 09 11.2016 – zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump

▪︎ 20.01.2017 – Donald Trump merr presidencën

▪︎ 18.02 2017 – hapet Çadra e Lirisë në bulevard

▪︎ 29.03.2017 – miratohet paketa e dytë e ligjeve të Reformës në Drejtësi

▪︎ 28.04.2017 Ilir Meta zgjidhet President

▪︎ 14.06.2017 – kreu i PD takon Donald Trump. Kjo është dhe vizita e fundit e tij në SHBA

▪︎ 17.06.2017 – Kuvendi miraton listën e komisionerëve të KPK dhe KPA

▪︎ 25.07.2017 – mbahen zgjedhjet parlamentare të cilat i fiton PS

▪︎ 30.10.2017 – nis procesi i Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve

▪︎ 15.02.2018 – Adriatik Llalla shpallet non grata

▪︎ 16.04.2018 – Tom Doshi shpallet non grata

▪︎ 14.05.2018 – plas skandali i Babales

▪︎ 26.05.2018 – nisin protestat për shkarkimin e Fatmir Xhafaj

▪︎ 27.10.2018 – jep dorëheqjen Fatmir Xhafaj

▪︎ 11.12.2018 – ngrihet KLP e cila i hap rrugë ngritjes së SPAK

▪︎ 12.12.2018 – ngrihet KLGJ

▪︎ 16.02.2019 – opozita nis protestat kombëtare

▪︎ 18.02.2019 – opozita djeg mandatet

▪︎ 27.04.2019 – miratohet paketa e tretë e ligjeve të Reformës në Drejtësi

▪︎ 31.05.2019 – nis procedura për plotësimin e vendeve vakante në Gj. e Lartë

▪︎ 30.06.2019 – mbahen zgjedhjet vendore ku opozita refuzon të marrë pjesë

▪︎ 30.07.2019 – Vangjush Dako shpallet non grata

▪︎ 01.09 2019 – nis procedura për plotësimin e vendeve vakante në Gj.Kushtetuese

▪︎ 21.11.2019 – Senati amerikam miraton Yuri Kim si ambasadore e SHBA në Shqipëri.

▪︎ 05.12.2019 – zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm

▪︎ 19.12.2019 – shkrihet Prokuroria për Krimet e Rënda dhe krijohet SPAK me tetë prokurorët e parë

▪︎ 22.01.2020 – vjen në Tiranë Ambasadorja Yuri Kim

▪︎ 01.02.2020 – ngrihet ILD

▪︎ 01.06 2020 – krijohen seksionet në SPAK, i krimit të organizuar dhe i korrupsionit.

▪︎ 10.07.2020 – shkon në 13 numri i prokurorëve në SPAK

▪︎ 27.07.2020 – zgjidhet kreu i BKH

▪︎ 20.01.2021 – zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Joe Biden

▪︎ 28.01.2021 – shkon në 20 numri i prokurorëve në SPAK.

▪︎ 25.04.2021 – zgjedhjet parlamentare i fiton PS

▪︎ 19.05.2021 – Sali Berisha shpallet non grata

▪︎ 30.06.2021 – Philip Reeker takon Lulzim Bashën në selinë e PD

▪︎ 09.09.2021 – Sali Berisha pezullohet nga gr.parlamentar

▪︎ 16.09.2021 – Sali Berisha nis turin e takimeve, “Foltorja”

▪︎ 14.12.2021 – arrestohet Lefter Koka

▪︎ 20.12.2021 – çertifikohet nga FBI grupi i parë i hetuesve të BKH

▪︎ 04.02.2022 – Saimir Tahiri dënohet me burgim

▪︎ 31.03.2022 – arrestohet Alqi Bllako

▪︎ 22.07.2022 – Sali Berisha shpallet non grata nga UK

▪︎ 16.12.2022 – Altin Dumani zgjidhet kreu i SPAK

Rama nxitoi ta marrë ai statusin e flamurtarit të Reformës në Drejtësi, çka e bëri atë të jetë më afër me SHBA në kushtet kur opozita e kundërshtonte ashpër reformën. Kjo bëri që Edi Rama të rriste vetëbesimin në kufijtë e mosnjohjes së limiteve në shpërdorimin e detyrës duke e konsideruar veten dhe rrethin e tij si të paprekshëm nga ligji.

Reforma në Drejtësi nuk do të lejohet të dështojë pasi ky investim ka kaluar shumë peripeci dhe tani kur SPAK dhe BKH janë 100% funksional, do nisë të veprojë kryesisht mbi mazhorancën që po mbush 12 vjet në pushtet dhe që është e mbuluar me skandale të paprecedentë në këto 32 vjet teanzicion.

Shpërndaje