Atentati me katër viktima, Berisha: Masakër me licencë qeveritare.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje me atentatin e ndodhur 10 ditë më parë në Shkodër, ku humbën jetën katër persona. Gjatë një konference për shtyp, Berisha theksoi se policia nuk ka dhënë ende asnjë pistë hetimi, duke shtuar se gjithçka ka ndodhur me urdhër të kreut të qeverisë. Ai lidhi ngjarjen me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke pretenduar se banda e Bajrave në Shkodër ka marrë urdhër nga Rama për të “pastruar terrenin” dhe siguruar fitoren e Partisë Socialiste në këtë qytet.

Berisha akuzoi edhe disa figura të Policisë së Shtetit për përfshirje në ngjarje të tilla, duke përmendur emra si Mondi, të cilët, sipas tij, janë të lidhur me grupe kriminale dhe që janë përdorur për të mbështetur bandat në realizimin e veprimeve të dhunshme.

Shpërndaje