Kamala Harris pranon humbjen, telefonon Trump dhe e uron për fitoren.

Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka telefonuar Donald Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024, sipas CBS News, partneri i BBC-së në SHBA.

Një ndihmës i lartë i Harris tha për CBS se gjatë telefonatës, Harris ka pranuar humbjen. Ajo ka theksuar rëndësinë e transferimit se  paqësor të pushtetit te presidenti i ri për të gjithë amerikanët.

Ajo pritet t’i drejtohet publikut kur të mbajë fjalën në Universitetin Howard më vonë sot.

Shpërndaje