Mësohet se prokurorja federale do të kryejë takim me kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani.
Ditë e “zymtë” për bandat kriminale shqiptare. Ka mbërritur në SPAK prokurorja federale e Belgjikës Ann Frasen.
Mësohet se prokurorja federale do të kryejë takim me kryeprokurorin e SPAK Altin Dumani.
Po ashtu pjesë e takimit janë disa prokurorë të posaçëm që po kryejnë hetime edhe financiare me grupe kriminale. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite, por mund të ketë të bëjë me informacione të rëndësishme për botën e nëndheshme të krimit. Mbetet për t’u para cila do jetë goditja e radhës nga agjencitë ligjzbatuese të huaja, kontretisht ata belge.
Kujtojmë që autoritetet belge kanë në hetim disa çështje të lidhura me Shqipërinë dhe të zbardhura nga “SKY Ecc”.
Qindra anëtarë të mafias shqiptare janë zbuluar nga aplikacioni SKY ECC, nga ku shkëmbenin detaje mbi rrjetin e tyre të trafikut të drogës.
Si u zbërthye Sky ECC?
Pas goditjes së kësaj platforme në fazën e parë, policia përgjonte dhe ruante komunikimet e koduara nga rrjeti Sky, ndërsa ekspertët përpunuan mënyrën e deshifrimit të tyre.
Në fazën e dytë, e cila zgjati tre javë, policia ishte në gjendje të lexonte të dhënat live të dërguara nëpër rrjetin Sky ECC.
Marrja dhe konfiskimi i serverëve të kësaj kompanie është bërë në 2021 mesazhet që po dalin. Bisedat në të njëjtën platformë edhe të operacionit metamorfoza që kanë dalë në dritë në Shqipëri u sollën nga grupet e përbashkëta hetimore Franceze Belge dhe Angleze. Sipas autoriteteve atje në të gjithë botën dërgoheshin mbi tre milionë mesazhe nëpërmjet serverave të Sky të cilat ndodheshin në Francë. Prioritet i është dhënë rasteve të eliminimeve fizike, ndërsa faza e dytë është ajo e trafikut ndërkombëtar të drogës.