Tirona Fanatics: Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar ia kalon dhe diktaturës!

Tifogrupi i Klubit Futbollit Tirana “Tirona Fanatics” ka reaguar ne lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës në FSHF për përjashtimin e tifozëve të ekipit të Tiranës deri në përfundim të sezonit.

Sipas tyre, Federata po tenton të bëjë atë që nuk arriti ta bëjë as diktatura, boshatisjen e stadiumit dhe moslejimin e ndjekjes së ekipit të zemrës.

 

Postimi i plotë:

Sot, me nje njoftim skandaloz “Fedegjenerata Serbe e Futbollit Shqiptar” mbyll dyert e stadiumit per te gjithe sezonin per shkak te nje kapsolle te hedhur ne fushe mbas provokimit te futbollisteve te vllaznise gjate festimit te golit te katert!

Po i njejti institucion qe njihet boterisht per korrupsionin e pangopur e shkaterrimin total te futbollit shqiptar denon sot ne menyre te turpshme dhe kolektive te gjithe tifozet bardhe e blu a thua se vjen kjo nga nje urrejte historike e gjenetike!

Komisioni Komunist i Padisiplinuar denon sot pa ju dridhur dora maksimalisht nje tifozeri e nje qytet ashtu sic as sistemi me i eger diktatiorial nuk ka guxuar ti denoje!

Absolutisht nuk pajtohemi me kete denim qesharak e tendecioz te prodhuar e votuar nga seksera qe vetem me futbollin nuk kane lidhje!

 

*Per hapat qe do te ndermeren do te kete njoftim ne vazhdim!

Tirona Fanatics

Shpërndaje