Kreu i sindikatës: Politika u ka lëshuar një kockë pensionistëve gjatë fushatave.

Pension 40 mijë lekë të reja ka kërkuar Sekretari Përgjithshëm i Federatës Sindikale të Industrisë së Shqipërisë Taf Koleci. Nga studio e Ditarit me Bruna Çifligun, ai akuzoi politikën 30-vjeçare për gjendjen e pensionistëve, që sipas tij u ka lëshuar një kockë gjatë fushatave elektorale dhe ua ka lënë pensionin aq të vogël saqë nuk u del as për shportën bazë.

“Të gjitha forcat politike kanë lozur me pensionistët. U kanë lëshuar një kockë në fushata elektorale dhe pensionistët kanë mbetur me atë pension aq të vogël saqë nuk u del edhe për ilaçe. Për të gjitha qeveritë ne kemi vërejtje. Ne kërkojmë nga qeveria shqiptare që të rishikojë të gjithë pensionet që janë në RSH në të gjitha profesionet dhe të rriten të shkojnë deri në 400 mijë lekë (të vjetra). Sot pensioni është nga 120-220 mijë lekë (të vjetra). Me reformat që ka bërë Rama ka shkuar në 300-320. Kjo është në varësi të viteve të punës dhe vështirësive. Bonusi i fundvitit duhet të rritet nga 50 në 70, se shporta e ushqimeve është rritur aq shumë. Ministria e Ekonomisë e Financave duhet të jetë më vigjilente se janë 650 mijë pensionistë”, tha ai në A2.

Ai mbështet protestën e pensionistëve dhe thotë se gjendja e tyre është shumë e vështirë. “Ata që çohen në protestë u ka shkuar ku nuk mban më”.

Shpërndaje