Prokuroria e Durrësit vendos nën sekuestro anijen “Moliva” me 102 kontenjerë.

Prokuroria e Durrësit ka shpallur një vendim i cili kërkon që 102 kontenierët me mbetje tosike, të cilët mbërritën mëngjesin e kësaj të hëne në portin e këtij qyteti, të vendosen nën sekuestro.

Në vendimin e kësaj prokurorie kërkohet gjithashtu që mbetjet të depozitohen në një vend të sigurtë dhe gjithashtu të mbahen në gjendjen që janë, pa u hapur.

Anija “Moliva”, e cila përmban 102 kontenierë me mbetje të rrezikshme, është anokruar mëngjesin e kësaj të hëne në portin e Durrësit.

Mbetjet industriale, të cilat ishin nisur drejt Tajlandës e që më pas u rikthyen në Durrës,  dyshohet se përmbajnë lëndë të dëmshme helmuese nga hiri i oxhaqeve metalurgjike.

Kontejnerët u transportuan fillimisht në muajin korrik nga Shqipëria në Trieste të Italisë, ku u ngarkuan në dy anije me qira të kompanisë Maersk.

Shpërndaje