U shoqërua me debate mbledhja e Komisonit RRegullator në KQZ, ku u diskutua rregullorja përmes së cilës do të votojnë emigrantët në zgjedhjet parlamentare të 2025. Anëtarja e Komsionit rregullator, Helga Vukaj deklaroi se janë 2.2 ml shtetas shqiptarë jashtë vendit, që metitojnë të votojnë përmes procesit pa pengesa e burokraci, ndërsa ngriti shqetësimin për shpërfilljen e Komisionit Rreullator nga KQZ për hartimin e rregullave, ndërsa anëtari Muharrem Cekaj ngriti problemin e vonesave të afateve ligjore.
Ndërkohë përfaqësuesi i opozitës, Franci Nuri kërkoi që të hiqej kufizimi për vlefvshmërinë e mjeteve të identifikimit për emigrantët, dhe të votojnë edhe ata të cilëve u kanë skaduar pasaportat e ID, si dhe zgjedhësit të mund të identifkophen edhe me dokumente alternative, me qëllim që të ketë votim masiv, propozim që mori votën kundër nga socialistët.
Mungesa e dakordësisë për dokumentat me të cilat do të rregjistrohen emirgrantët solli shtyrjen e seancës së komisionit rregullator. Rregjistrimi I votuesve nga jashtë do të behet në 11 janar, 120 ditë para zgjedhjeve përmes një platforme online pa pagesë, ku zgjedhësit duhet të identifkohen përmes ID dhe pasaportave të vlefshme, si dhe duhet të paraqesin edhe vërtetim banimi apo kontratë qeraje. Procesi përfundon 68 ditë para zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare te 2025. Ndërkohë Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, iu adresua partive politike përmes një letre, në të cilën thotë se votimi i emigrantëve duhet të realizohet vetëm me postë ekspres, pasi sipas tij ofruesit bënë me dije se koha që partitë duhet për dërgimin e fletëve të votimit nga Shqipëria, ne adresat përkatëse të te votuesve jashtë vendit është 45 ditë, cka pengon dhe vonon procesin.