Kryetarja e PD, Dega Mat, Denisa Vata ka akuzuar kryebashkiakun e këtij qyteti, Agron Malaj se ka favorizuar të vëllain, Fatos Malaj në shfrytëzimin e HEC-eve dhe përdorimin e fondit pyjor kullosor në administrim të Bashkisë Mat.
Sipas Vatës, përgjatë periudhës kohore 2015-2018, kryebashkiaku Malaj ka perfituar 21 transaksione nga institucionet shteterore përmes kompanisë së themeluar nga ai vetë, dhe që më pas ia ka kaluar vëllajt të tij Fatos Malaj .
Nga Rruga e Shpresës në tubimin qytetar në mbështetje të liderit të demokratëve, Sali Berisha, Vata e akuzoi Malajn për konflikt të hapur interesi dhe në shpërdorim detyre, ndërsa shton se vajtja në SPAK e tij për ‘llogaridhënie’ bëhet për show.
Sipas Vatës, nëse Malaj do hetohej siç duhej, sot matjanët dos të kishin zgjedhje të reja pa Agron Malajn kryetar bashkie.