Macron kërkoi embargo armësh ndaj Izraelit| Reagon Netanyahu: çfarë turpi!

Sot, Izraeli po mbron veten në 7 fronte kundër armiqve të qytetërimit.

– Ne po luftojmë në Gaza kundër Hamasit, barbarëve që vranë, përdhunuan, prenë koka dhe dogjën njerëzit tanë më 7 tetor.

– Ne po luftojmë në Liban kundër Hezbollahut, organizatës terroriste më të armatosur në botë, e cila po planifikonte një masakër edhe më të madhe se ajo e 7 tetorit në kufirin tonë verior dhe që ka bombarduar qytetet izraelite për pothuajse një vit.

– Ne po luftojmë kundër Houthive në Jemen dhe milicive shiite në Irak e Siri, që së bashku kanë lëshuar qindra sulme me dronë dhe raketa kundër Izraelit.

– Ne po luftojmë kundër terroristëve në Judea dhe Samaria, të cilët po përpiqen të vrasin civilë në zemër të qyteteve tona.

– Dhe ne po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar lëshoi mbi 200 raketa balistike drejtpërdrejt ndaj lzraelit dhe që qëndron pas kësaj lufte në shtatë fronte kundër Izraelit.

Megjithatë, Presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë tani po bëjnë thirrje për embargo të armëve kundër Izraelit.

Turp për ta!

A po vendos Irani një embargo armësh ndaj Hezbollahut, Houthive, Hamasit dhe te tjerëve që janë nën ndikimin e tij? Sigurisht që jo. Ky aks i terrorit qëndron i bashkuar.

Por vendet që gjoja janë kundër këtij aksi të terrorit po kërkojnë një embargo armësh ndaj Izraelit.

Çfarë turpi!

Izraeli do të fitojë me ose pa mbështetjen e tyre.

Shpërndaje