Reagimi i Alfrida Markut:
📌Pak minuta shi, mjaftuan për të treguar sërish një ndër problemet e hershme, ende pa asnjë zgjidhje, të Lezhës dhe banorëve të saj: Përmbytjet ! #RealitetivsPropaganda🎭
Po kaq, mjaftoi për të rrëzuar propagandën e drejtuesve të Bashkisë Lezhë mbi “likujdimin” e borxheve të akumuluara para reformës 2014- me shumë hije e pa transparencë e për të cilat qeverisja qëndrore merrte përsipër likujdimin e tyre para 10 viteve, taksat- e shtuara dhe investimet- e pa zbatuara #RealitetivsPropaganda 🎭
📝Kur diskutohej Buxheti vendor i këtij viti në Këshillin e Bashkisë, kam propozuar marrjen e masave për studimin e mirfilltë për ndërhyrjet në infrastrukturën e kanalizimeve dhe gjetjen zgjidhje për problemin e përvitshëm të përsëritur të përmbytjeve në Lezhë.
U neglizhua në atë kohë, me arrogancën e përsëritur !
❌️Pushteti vendor e qëndror, kanë rënë në kurthin e propagandës si mjet për të mbuluar abuzimet me paratë publike, me taksat e qytetarëve.
Edhe propaganda kushton! Blihet me taksat e keqmenaxhuara të qytetarëve, duke u mohuar të drejtën për tu qeverisur drejt, duke u mohuar të drejtën për shërbime më të mira e investime të reja.
Qytetarët duan zgjidhje ! Shërbime e investime !
Jo propagandë !
Sepse, paguajnë çdo ditë taksat që u shtohen nga viti në vit !
#RealitetivsPropaganda
#BashkiaLezhë