Refuzimi|Prokuroria e Përgjithshme në një linjë me organet tjera të drejtësisë. Nuk dërgojmë ekspertë në komision.

Prokuroria e Përgjithshme është i rradhës i drejtësisë që ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Në një reagim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka theksuar se nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit.

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.

Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij.

Më herët, kanë refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion edhe Gjykata Kushtetuese, SPAK, ILD, Gjykata e Lartë. Duket se institucionet e drejtësisë po mbajnë qëndrim në unison sa i përket tendencës së politikës për ta kaput apo influencuar në punën e saj.

Ky është një lajm i mirë për qytetarët se pavarësia e gjyqësorit është tashmë fakt dhe se besimi në këto institucione duhet rritur si e vetmja mbështetje që i duhet në intensifikimin e luftës kundër korrupsionit.

Shpërndaje