Ambasada Amerikane mbështet rolin dhe pavarësinë e Gjykatës Kishtetuese.

Njoftimi i Ambasadës:

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që punojnë për forcimin e sektorit të drejtësisë u takuan sot me Gjykatën Kushtetuese. Znj. VanHorn ritheksoi rolin vendimtar që luan një Gjykatë Kushtetuese e pavarur në garantimin e drejtësisë për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke mbështetur parimet demokratike dhe për të çuar më tej shtetin e së drejtës. 

Gjatë takimit, E Ngarkuara me Punë VanHorn theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Gjykatën, ndërsa vazhdon punën e saj me integritet dhe profesionalizëm.”

Kujtojmë se vizita vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është vënë nën sulme politike dhe trysni nga grupe e lobe të caktuara për shkak të çështjeve sensitive që ka gjykuar e pritet të gjykojë.

Shpërndaje