Merr kthesë tjetër lufta në lindjen e mesme. Irani godet Izraelin.

Irani raportohet se ka lëshuar mbi 100 raketa ballistike në drejtim të Izraelit.

Në të gjithë territorin e Izraelit kanë rënë sirenat paralajmëruese, ndërsa në shënjestër duket se është qyteti i Tel Avivit.

Dhjetra raketa janë parë mbi qiellin në Tel Aviv, disa prej të cilave janë interceptuar nga sistemi mbrojtës izraelit, “Kupola e Hekurt”.

Të tjera raketa raportohet se kanë arritur të godasin, ndërsa mbetet e paqartë nëse kanë shkaktuar dëme në njerëz apo infrastukturë.

 

Shpërndaje