Pas deklaratës së kryeministrit Rama për krijimin e Shtetit të Urdhërit Bektashi, në opinionin publik ka nisur një furi diskutimesh pro dhe kundër.
Në funksion të kësaj, mediat vizive me shikueshmëri të lartë kanë zhvilluar sondazhet e tyre. Konkretisht, Euronews dhe Report TV kanë hapur sondazh në kanalin youtube respektive. Nga një vëzhgim rezulton se shqiptarët janë në shumicë kundër krijimit të Shtetit të Urdhërit Bektashi në masën 70%.
Me sa shihet, kryeministri Rama e humbi betejën e parë dhe më të rëndësishme, shqiptarët janë kundër cënimit të integritetit territorial shqiptar.