Kompania izraelite “Cellebrite DI Ltd” me qëndër në “Em Hamoshavot St., Petah Tikva (Izrael), është shpallur fituese e tenderit sekret të zhvilluar nga SPAK, me qëllim “Rinovimin e licensave të pajisjeve ekzaminuese për telefona celularë”.
Kontrata ka një afat prej 12 muaj me kosto totale 144 mijë dollarë në favor të kompanisë izraelite “Cellebrite DI Ltd”, ku kjo e fundit merr përsipër të zbërthejë kodet e telefonave, kompjuterave, Lap-Topëve e çdo paisje tjetër kibernetike me qëllim marjen e të dhënave, duke shmangur kështu ekzaminimin e këtyre pajisjeve dhe bashkëpunimin me Policinë e Shtetit.