Qe vjet ne nentor, ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, si grup keshilltaresh te opozites, kemi trajtuar problematikat e shoqerise aksionere Eco Tirana, e cila eshte ne pronesi 49% te Bashkise me 51% AGSM. Kjo e fundit figuron ne QKB me status, “ne likuidim e siper”.
Dyshimet tona si keshilltare te opozites, konsistonin ne lidhjet e Eco Tiranes, me kompanine e incineratorit te Tiranes, si dhe shperdorimin e parave te taksapaguesve te qytetit te Tiranes, teksa shoqeria Eco Tirana i ka dhene 40.000.000 leke borxh, nje tjeter shoqerie, Eco Recycling, te cilen e ka themeluar ne bashkepronesi me kompanine Integrated Energy BV SPV sh.p.k. (Kompania e folur ne aferen e incineratorit te Tiranes). Ne kuader te kesaj ortakerie aksioneresh, Eco Tirana pra, i ka “dhene borxh“ Eco Recycling mbi 40.000.000 leke, te cilat nuk dihet per cfare jane harxhuar.
Sot pas afro 10 muajsh, megjithese Eco Tirana ka marre eskluzivitetin e pastrimit te Tiranes per 25 vjet, po shohim qe pislliku i plehrave nuk eshte vetem ai qe shihet me sy.
Perkundrazi.