500 faqet e dosjes “Partizani”

Nga Indrit Vokshi

Nuk ka ndonjë gjë superkriminale, dmth genocid apo eksplozion, siç mund të kenë pritur disa.

Mirëpo përtej anës penale, aty njeriu sheh një lloj “vllazërie”. Janë të njejtët emra në shumë vende, në shumë instanca, në shumë akte e dokumente. Pastaj nëpër poste publike. Pra është një “kompani” njerëzish e cila është reflektuar edhe në shtet dhe biznes.

Jam i sigurt se nëse i hapet dosje “Klanit Rama”, panorama del shumë më keq. Trafiku i influencës, shkeljet, klika, del edhe më monstruoze. Le të presim.

Duhet thënë se “rreshtimi i fakteve dhe ngjarjeve” në 500 faqe, ska për të dënuar askënd me burgim të përjetëshëm, ama këto 500 faqe, kanë dënuar përjetë mitin e Sali Berishës si njeri i cili punon vetëm për Shqipërinë, zbaton ligjin, nuk ka para, nuk është i dhënë pas lekut, nuk trafikon influencë etj. Sepse qartazi aty del se ka grup, ka kompani njerëzish e cila e përdor pushtetin në funksion të marrjes apo rritjes së pronës e pasurisë dhe bashkangjitur me ketë, kapjen e posteve publike.

Ndërsa populli të cilit po ky politikan i ka premtuar kthim prone, ka marrë votë me premtimin për kthim prone, ky popull pra, ka mbetur o gjyqeve, o e ka humbur pronën sepse ska pasur të paguajë ose ska qenë i afërt me ketë kompani.

Paralelisht me ketë, partia, PD-ja, të cilës i ka premtuar meritokraci dhe promovim nëse punon dhe performon, prej kësaj fabulës 500 faqe, kupton qartë se ska vlerë as meritokracia, as puna, as performanca, ka vlerë vetëm qenia pjesë në ketë “kompaninë e njerëzve”, këtij rrethi, kësaj klike. Vetëm nëse je aty ti mundesh të promovohesh. Po ta shikoni, nis herët, prej tek Luli në 2005 i cili i jep atij tipit 90 mijë euro rrogë në vit, deri sot. Janë brenda kompanisë.
PD-ja mundej ta kalonte e ta mbyllte ketë faqe të saj edhe me dorëheqje apo largim të Sali Berishës, Lulzim Bashës & Co. Mirëpo nuk preferoi ketë rrugë, preferoi të demaskohet me dhunë prokuroriale. Preferoi t’i grisen teshat me forcë publikisht. Zgjedhja e saj, zgjedhja e vullnetshme e liderit dhe e ndjekësve.

Asgjë mos pastë humbur, me ketë “roman” 500 faqesh të SPAK, ka humbur legjitimitetin.

Shpërndaje