Drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Tiranë: Shqipëria duhet të luftojë varfërinë

Në konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur sot në Tiranë, drejtuesi i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas ka folur konkretisht për shifrat e varfërisë në vendin tonë. Salianas tha se gati 14 për qind e popullsisë në Shqipëri jetojnë në varfëri.

Ai ka shtuar se shqiptarët kanë më pak se 5,5 dollarë në ditë për të jetuar. Salinas në fjalën e tij tha gjithashtu se Shqipëria duhet të luftojë varfërinë.

Shpërndaje