Problemet e qytetarëve të Lezhës dhe kurthi ku ka rënë politika

Nga Alfrida Marku

📌Rreth 600 nxënës më pak, krahasuar me shtatorin e kaluar, janë ulur sot në bankat e shkollave të Bashkisë Lezhë.

Kjo është pasoja më e rëndë dhe vështirë e rekuperueshme e krizës komplekse që po kalon vendi ynë.

◾️2600 nxënës më pak krahasuar me vitin 2018, shifër e shtuar nga viti në vit.

14 shkolla fillore të mbyllura.

Në 15 shkolla të tjera, në zonat rurale, mësimi zhvillohet në klasa të përziera.

Ky është bilanci i qeverisjes socialiste, sipas të dhënave 6 viteve të fundit, në Bashkinë Lezhë.

Ndërkohë, përtej shifrave të manipuluara të Censusit, në Lezhë banojnë jo më shumë se 40 % e popullsisë së regjistruar.

📌Nëse duam të analizojmë sesa një qeverisje u ka shërbyer qytetarëve të saj, mjafton të analizojmë fokusin që ka patur për fëmjët, të rinjtë dhe të moshuarit.

Masat për të ndaluar largimin masiv të shqiptarëve, masat për tu garantuar shqiptarëve siguri, arsim, punësim, shëndetësi, mirëqenie, nuk kanë qenë prioritet i qeverisjes 11 vjeçare të socialistëve.

Edhe sot, propaganda lokale e politikës, në pushtet- opozitë- pseudoopozitë, nuk pati në axhendën e saj të reagojë, pse jo edhe pranojë e reflektojë për një ndër problemet jetike që vërtetë shqetëson banorët e Lezhës.

Të rënë me dashje apo nga padija në kurthin e radhës kundër interesit publik.

Pothuajse e gjithë klasa politike, duket se e ka të vështirë (por jo të paqartë e të pamundur) për të rifituar autoritetin për tju shërbyer në mirëbesim shqiptarëve.

Për të rifituar autoritetin e humbur prej kohësh për shkak të abuzimeve, qasjes hipokrite ndaj interesit publik, dhe rënies në kurthin e interesave personale.

 

Duhet reflektim !

Reflektim mbi përgjegjësitë që sjell pushteti !

Reflektim duke njohur e korrigjuar edhe vetveten !

E aty ku duhet, duke i hapur rrugë individëve, për të cilët, i vetmi pushtet e interes i panegociueshëm është pushteti i interesit publik .

 

📍 Foto, shkolla fillore, Balldren i Vjetër.

Një ndër shkollat fillore të mbyllura në Bashkinë Lezhë.

#politika #propaganda ❌vs #Realiteti

Shpërndaje