A po e plaknin gjeneralin, kohët e qeta?

Nga Denada Jushi (Kola)

Koha, në mbretëri, prej qëmoti nuk ekzistonte si koncept. Ajo nuk kishte nevojë të maste asgje. Këtë e kish vendosur gjenerali vite më parë, aq larg kishin kohët, saqë askush nuk kujtonte më.

Lufta e fundit ku kishte marrë pjesë gjenerali as që kujtohej më. Dikur, luftrat e bezdisnin, e nervozonin atë. Sa herë i duhej të perballej me armiq, i duhej të ishte i përgatitur, të mendonte, të thurte stategji, e gjitha kjo i lypte nerva dhe forcë, ama, edhe e mbanin të fortë, ambicioz, e me grint.

Prej kohësh ai nuk kishte më asnjë garë pa fituar, kishte mbërritur me mjeshteri e herë me dinakëri t’i mundte kundërshtarët e tij.
Një pjesë të tyre, i vinte të grindeshin mes tyre.
E gjitha kjo e argëtoi për vite, ama, dalëngadalë, gjithçka nisi të zbehej.
Mungesa e luftrave e vuri gjeneralin në një heshtje e qetësi gati gati shurdhuese.

Gjithëfare argëtimesh kish kaluar oborri mbretëror; koncerte, festa, hareme, mbledhje, më shumë mbledhje derisa ato nisën të dukeshin njësoj, aq njesoj sa gjeneralit i bëhej e veshtirë tani te levizte, pertonte të fliste,
ai…jetonte në nje realitet tjetër!

Pasi grindjet perfunduan mes armiqve, kur sherrnaja u ndal mes të tijët, kur dekoroi e çdekoroi ushtarët e tij sipas qejfit me poste boshe e pa portofole ankthi nisi ta kaplojë…

Kështu loja e re nisi të bluhej në mendjen e gjeneralit, ai një kohë, kur kishte qenë veç një djalosh i thjeshtë e pjesë e batalionit të ushtrisë, kohë kur i kundërvihej të atit, se ishte pjesë e mbretërisë së vjetër, e që nuk dakordësohej me pushtetin absolut, kishte qënë artist.
Ndaj kreativiteti e kishte shpëtuar kaq e kaq herë nga mërzitja.
Kështu, ai mblodhi shpurën e njerëzve të tij të afërt, me vitet ai kishte humbur shumë prej tyre, tashmë rrethohej nga të rinj që e adhuronim vetëm nga pushteti.
-Dëshiroj, që secili nga ju, të mësoje leksione nga unë, mbreti juaj, mbi oratorinë- tha gjenerali mendueshëm.
Ju mund të jeni shumëçka, ama komunikimi juaj nuk më kënaq.
Shpura e tij heshti, ata, asnjëherë atyre nuk u ishte lejuar të flisnin, të kishin mendim, e aq më pak të ishin oratorë, me shpejtësi u kujtuan se edhe dy prej tyre që e zotëronin këtë virtyt, ishin debuar nga mbretëria.
Të shushatur menduan
– Çfarë do të thotë kjo?
-Çfarë do të flasim?
Perse duhet të komunikojmë?
-A s’kemi qenë memecë, për kaq shumë gjatë?
O perëndi mendoi njëri prej tyre, unë se di nëse ende kam zë ( ishte nga më të vjetrit në oborrin e gjeneralit, ai kishte operuar gojën, e asokohe, as që kishte provuar të fliste) tani vihej para kësaj sfide.

Mendimet e tyre u ndalen nga vijimi i monologut të gjeneralit;
-“Më shumë se çdo punë e dikasterve që ju bëni, duhet të kuptoni se sa e rëndesishme është të komunikoni, do të vendosim cilat janë pikat e rëndësishme të mbretërisë në këtë fushë, e nuk jam aspak i kënaqur nga sasia e telegrameve që shkëmbeni me popullin.
Ata duhet te dinë çfare ne bejme, në çdo kohë.”

Zyra ku shkruheshin telegramet e gjeneralit në fakt ishte aq e madhe, saqe dukej se kishte zaptuar gjysmën e sarajeve të tij.

Tani shperndahuni dhe vijuni punës, urdhëroi i lodhur ai, fryma po i ngadalësohej.
Kur mbeti vetëm, ai u pa në pasqyrën që ndodhej afër.

Kur e kishte marrë mbretërinë, ai kishte qenë më i dobët, i pathinjur, i fuqishëm, merrej me sport, kurse tani, ishte shëndoshur, flokët i qenë thinjur, shëndeti nuk i bindej, sado  ai i kërcënohej se ishte ai, gjenerali, shëndeti ishte i vetmi që nuk i bindej.

Atë moment iu kujtua, njëri prej kundërshtarëve më të egër që kishte mundur, dekada më parë, që e kishte quajtur, plak…
U tmerrua
Mos ai po behej…

Shpërndaje