Nga Gentian Gaba
Turi i shefit te CIA ne Ballkan eshte tregues i etheve qe pershkojne rajonin, qe ne valen e perplasjeve te ndryshme, nga Lindja e Mesme tek lufta ne Ukraine dhe avancimi i kesaj te fundit ne territorin rus, mund te ktheht ne nje teater te ri operacional per Mosken permes surrogateve te saj.
Ne llogarite e Putinit nje front i ri ne Ballkan mund te devijoje vemendjen e NATO-s nga Ukraina, e cila ka bere hapa pozitive, duke e ndryshuar paksa narrativen e luftes, si forca e pare jo berthamore ne histori qe pushton nje fuqi berthamore, duke treguar edhe njehere limitet e Rusise si nje fuqi e mesme, por natyrisht nuk ka ndryshuar fatin e luftes.
Deterrenca e nxitur nga SHBA mund te jete nje frenues per çdo veprim ne Ballkan, ndersa procesi zgjedhor matane Atlantikut mund te konsiderohet si i pershtatshem nga Putini, qe i turperuar nga shuplaka ukrainase, mund te guxoje te kerkoj le efektin surprize deri ne nentor, me shpresen se do te gjeje nje antagonist te perqendruar te punet e brendshme me shume sesa te punet e jashtme.
Prandaj vizita e shefit te CIA ne rajon eshte lajm i mire, permes te ciles u thone ruseve: Ne jemi ketu!Dhe lavdi Zotit per kete🙏🇺🇸