Kostot e pushimeve nga puna.

Shpenzimet pěr dhënien e dëmshpërblimeve për të larguarit nga puna për periudhën 2015 deri në 2023 arrijnë në vlerën e 13 mld lekëve apo rreth 130 min euro.Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për vitin 2023 janë shpenzuar në total si nga administrata qendrore dhe vendore 975,8 milionë lekë për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore për largim nga puna.Pra bëhet fjalë për punonjës të qeverisjes qendrore Jhe vendore të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna, por pas vendimeve të formës së prerë të gjykatës kanë përfituar dëmshpërblimin.Në totalin e shpenzimeve për vendimet gjyqësore të formës së prerë pagesat me të larta janë kryer nga qeverisja qendrore. Totali i faturës së paguar për largimet nga puna prej administratës qendrore për vitet 2015-2022, llogaritej në 9,9 miliardë lekë.Fatura e paguar nga pushteti vendor për të njëjtën periudhë ishte 2,2 miliardë lekë. Nga bashkitë pagesat më të larta për dëmshpërblimet e të larguarve nga puna ishin në vitin 2016 në vlerën e 315,5 milionë lekë dhe kanë kulmuar në 2022, para vitit zgjedhor në vlerën e 324,6 milionë lekë.Po ashtu në harkun e 9 viteve, përkatësisht në vitet 2015-2023 fatura më e lartë e paguar pěr të larguarit nga puna të cilët kanë fituar çështjet gjyqësore ishte në vitin 2017, në vlerën e 1,8 mld lekëve.Kontrolli i lartë i Shtetit gjithashtu në raportin vjetor 2023 ngre shqetësimin se në shoqëritë e audituara, vijon të konstatohen raste të pagesave të konsiderueshme për shkak të humbjeve të proceseve gjyqësore si rrjedhojë e largimeve të padrejta nga puna, konkretisht në të paktën 5 subjekte: Albpetrol sh.a., OSHEE sh.a., KESH sh.a., Posta Shqiptare sh.a., UKT sh.a. etj.

Shpërndaje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *