Praktika të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë | Masa e dëmshpërblimit dhe mënyra e vlerësimit të rrethit të personave të dëmtuar nga humbja e jetës së të afërmit.

Nga Aldi Kaçi

“…Kolegji vlerëson se është e papranueshme që të afërm të tillë si “nipërit dhe mbesat” të përfitojnë të njëjtën masë dëmshpërblimi.

Masa e dëmshpërblimit duhet të përcaktohet rast pas rasti, në përputhje me shkallën e dëmit të pësuar, pa tejkaluar nivelin maksimal të dëmshpërblimit të prezumuar për personat e afërt që konsiderohen si të dëmtuar.

Personat që i përkasin rrethit familjar, por që nuk gëzojnë cilësinë e personave të prezumuar si të dëmtuar, kanë detyrimin të provojnë si faktin e dëmtimit të pësuar nga veprimi i paligjshëm, ashtu edhe masën e këtij dëmi.

Në përcaktimin e vlerës së dëmshpërblimit, gjykatat duhet të mbajnë parasysh afërsinë e lidhjes afektive dhe gjinore, ekzistencën e një raporti të veçantë afektiv, si dhe kriteret tabelare të parashikuara në legjislacionin që vepron në fushën e dëmshpërblimit….”

Shpërndaje