
Nga Gerti Shella
Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Lartë pritet te marrin vendim për ndryshimin praktikes gjyqësore (2011) mbi caktimin e mases se sigurimit personal. Kjo vendimarrje vjen ne momentin kur burgjet shqiptare jane mbushur me persona qe “prezumohen te pafajshem”, qe vendosen nga prokuroria dhe gjykata ne masen e ekstreme “arrest ne burg”. INFOÇIP e ka ngritur kete shqetesim sistematkisht prej tre vitesh tashme.
Ne vendimin e saj te ndermjetem, GJL i referohet standarteve qe ka avancuar tashme vete GJEDNJ në çështjet Hysa, Gëllçi dhe Muçaj, cka dikton qe edhe praktika vendase te reflektoje sa me poshte:
1. dyshimi i arsyeshëm nuk mjafton, i vetëm, për vijimin e paraburgimit;
2. rreziku duhet të jetë konkret, i individualizuar dhe i provueshëm;
3. rëndësia abstrakte e veprës nuk justifikon, më vete, burgimin;
4. masat alternative duhet të shqyrtohen realisht dhe jo formalisht;
5. barra e justifikimit mbetet mbi autoritetet për çdo periudhë kufizimi të lirisë;
6. justifikimi i paraburgimit duhet të ruajë aktualitet, proporcionalitet dhe kontrollueshmëri në kohë”.
Shqiperia është kthyer në një vend të botës së tretë sa i takon te drejtave te njeriut me lidhen me trajtimin ne paraburgim dhe ne burgim. Shqiperia eshte bere e dele e zeze e Europes edhe persa i takon zvarritjeve ne dyert e gjykateve per qytetaret e saj. Shqiperia rezikon te percepohet si nje vend jo-demoratik teksa kreret e opozites vendosen nen persekutim permes dosjeve penale, ku masat e rrepta te arrestit bejne pershtypje, nderkohe qe hetimet zgjaten tej afatit kritik 1-vjecar. Pushteti Legjislativo-Ekzekutiv si rregull nuk duhet ta kete më fuqine te kontrolloje Pushtetin Gjyqesor, por pembysja e kesaj paradigme ende po merr kohe, 10 vjet pas Reformes ne Dretesi.
Megjithate, per t’u kthyer tek mbushja e burgjeve shqiptare me “te arrestuar”, eshtë e pritshme qe GJK të reflektoje pozitivisht mbi situatën dramatike të krijuar. Padyshim, vendimi i pritshëm unifikues duhet të kishte ardhur me herët, madje vetë GJL duhet të kishte patur kurajo të reflektonte që në rekurset e saj kur rastet konkrete kanë qene para saj për shqyrtim, të cilat më vonë u rrezuan nga GJEDNJ. Në një kuptim, GJL po bën një korrigjim të imponuar të praktikës së saj, e cila ka rezultuar difektoze. Interesant eshte fakti qe koha e zgjedhur per kete vendim unifikues eshte e barsur me debatin publik te arrestimit te zyrtareve te larte te shtetit.
Megjithatë, sa kohë që ndryshimet e pritshme duket se jane pozitive dhe i sherbejne interesit me te gjere publik, me mirë vonë se kurrë. Kush u dogj u dogj, të paktën të reduktojmë dëmin në të ardhmen…