
Datëlindja: 1918
Datë Vdekja: 1992
Funksioni : Shef seksioni, drejtor i Punëve të Brendshme, Shkodër – nga viti 1945 ne vitin 1947
Detyra : Drejtor zbulimi politik – nga viti 1949- 1966
Karriera e furxhiut, që u bë funksionar i tmerrshëm i sigurimit.
Zoi Themeli (1918-1992) ishte ndër emrat më famëkeqë të armës së Sigurimit të Shtetit, sidomos për kohën kur ishte drejtues në Shkodër.
Ishte ushtar në Luftën Italo-Greke (‘41) nga ku dezertoi dhe u internua në Vorë. Në dhjetor 1941 u bë anëtar i PKSH-së. Ishte pjesëtar i çetës së Pezës e më pas në njësitë e tjera komuniste
Në vitet 1945-1947 pati një veprimtari famëkeqe në Shkodër si shef seksioni, e drejtor i punëve të brendshme. Më 1949-1966 drejtoi zbulimin politik, dmth luftën kundër kundërshtarëve politikë në emigracion. Ishte njëri ndër përpiluesit më të etshëm i listave të vitit 1951, me rastin e proceseve të bombës në legatën sovjetike.
Një nga krimet e pabesa ishte ajo e Shpellës në Vukël me Prek Calin, në Kelmend, ku nji gjykatë ushtarake me kryetar majorin Tonin Jakova e me anëtar kriminelin numër nji të Shkodrës, Zoi Themelin e togerin kurriz-kërrusun, Mustafa Iliazin, si dhe me prokuror Jonuz Mersinin, dënoi me vdekje Prenk Calin e Dedë Lulash Smajlin, kurse të tjerët, prej dhetë vejt burg, deri në të përjetshëm.
Një episod i tmerrshëm ishtë edhe me martirin Dom Lazër Shantoja, nga libri “Nga shkaba me kurorë te drapri me çekan”, i Beqir Ajazit.
Kur Dom Lazër Shantoja, ra në duart e komunistëve, njëfarë Isuf Mersini bashkë me Vaskë Kolecin ia prenë këmbët dhe i thyen krahët. I dënuari ishte ende gjallë i shtrirë përdhe me shpinë për tokë. Në këto kushte, kolonel Esat Ndreu – kryetar i Gjykatës Ushtarake të Qarkut të Shkodrës, vëlla i Dali Ndreut – jep dënimin me vdekje: I dënuari këmbëprerë, i shtrirë përdhe e shihte dhe koloneli e shihte dhe e ka dënuar me vdekje.
E kanë torturu në sy të nanës vet.
Sipas rregullit të atëhershëm, familja kishte të drejtë ta shikonte të afërmin e vet të dënuar, pasi jepej dënimi me vdekje. E ëma, Luçia, ka shkuar dhe e ka gjetur me krimba në trup e të mbuluar nga jashtëqitjet, se nuk e lëviznin as për nevoja vetjake.
Kur ndjeu erë të qelbur kalbësire, kuptoi se trupi i tij po kalbej…! Ai vetë i kërkoi së ëmës, t’u thoshte që ta vrisnin, se nuk mundej më. Shkoi nama e tij tek Zoi Themeli – kryetar i parë i Seksionit të Mbrojtjes së Popullit – dhe iu lut: “Të lutem, ma vritni, se nuk po duron djali!”
Por nuk e vranë, se kishin porosi nga Enver Hoxha, se mbase ai mund të kishte dijeni për Mustafa Krujën e Maliq Bushatin. E kanë çuar në Tiranë bashkë me Sulço beg Bushatin.
Pasi i kishin torturuar sa mishrat u ishin bërë gjak, i kishin mbështjellë të dy me të njëjtën batanije dhe mishrat e qullur u ishin ngjitur me njëri-tjetrin.
Nga një punëtor i thjeshtë, pjekës buke, u përfshi në krime në armën e Sigurimit. Karriera e mëpasme tek Drejtoria e Zbulimit Politik është kryesisht ndaj elementëve të njohur të arratisun, kundër kundërshtarëve politikë që projektonte kupola sllavo-greke në mesin e vet. Edhe pse vetëm me arsimin fillor dhe vetëm një kurs në Bashkimin Sovjetik, arriti deri në gradën e gjeneral-leitnantit dhe Kandidat Anëtar i Komitetit Qëndror.
Karriera e tij e zezë përfundoi sapo nisi si Sekretar i Parë në Rrethin e Dibrës, sepse preku pa dashje klanin e Nexhmje Hoxhës.