
Nga Av. Esmeralda Metko
Kur “marrëveshja” nuk është zgjedhje e lirë!
Vendimi i GJEDNj: Deweer v. Belgium (1980) na përcjell dy mesazhe kryesore:
– Shteti nuk mund “të fsheh” një ndjekje penale pas formës civile ose administrative.
– Gjykata ka një rol aktiv për të analizuar realitetin e situatës dhe për të mbrojtur të drejtat e individit për gjykim të drejtë.
▪️ Rasti lidhej me një tregtar të vogël, ndaj të cilit u urdhërua mbyllja e përkohshme e aktivitetit dhe, njëkohësisht, iu ofrua një marrëveshje miqësore (friendly settlement). Pagesa e një shume parash shmangte mbylljen dhe ndjekjen penale, ndërsa refuzimi i saj sillte ndërprerjen e aktivitetit ekonomik për një periudhë të pacaktuar.
📌 Gjykata theksoi disa parime themelore:
1. Koncepti i “akuzës penale” është autonom dhe nuk varet nga etiketat formale të së drejtës kombëtare – “The concept embodied in the expression ‘accusation en matière pénale’ is autonomous…” (§42)
2- Gjykata duhet të shohë realitetin praktik të procedurës, jo vetëm formën e saj, duke na sjelle ne vemendje dhe konceptin material te akuzes qe shihet e lidhur me pasojat e veprimeve te personit konkret: “The Court is compelled to look behind the appearances and investigate the realities of the procedure in question.” (§44)
3- E drejta për gjykim ka rëndësi thelbësore në një shoqëri demokratike dhe nuk mund të humbse thjesht sepse individi pranon një marrëveshje: “In a democratic society too great an importance attaches to the ‘right to a court’…” (§49)
4- heqja dorë nga kjo e drejtë është e vlefshme vetëm nëse bëhet pa detyrim (absence of constraint): “Absence of constraint is at all events one of the conditions to be satisfied.” (§49)
– Në rastin konkret, Gjykata konstatoi se aplikanti kishte vepruar nën kërcënimin e një dëmi serioz ekonomik dhe se ekzistonte një pabarazi flagrante midis alternativave që i ishin ofruar (§51)
Për rrjedhojë, Gjykata arriti në përfundimin se:
“Mr. Deweer’s waiver of a fair trial … was tainted by constraint.” (§54) dhe konstatoi shkelje të nenit 6 §1 të Konventës.