SPAK me akuzë të re për Ballukun | Tenderi i Unazës së Madhe, një tjetë skandal në horizont. 

SPAK ka ngritur një akuzë të rë për Belinda Ballukun. Pas zbulimit të aferës tek tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ka shtrirë më tej hetimet dhe ka gjetur shkelje edhe tek Unaza e Madhe e Tiranës.

Tenderi për lotin 4 të Unazës me vlerë rreth 20 mln euro është fituar nga bashkimi i kompanive Euroteorema, Pevlaku dhe NOVA Construction.

Hetimet e SPAK kanë gjetur të dhëna se edhe ky tender është diktuar nga Belinda Balluku dhe është i paracaktuar. Ndaj saj është ngritur pikërisht akuza e re gjithashtu për shkelje të barazisë në tendera për rastin e Unazës së Madhe. 

Mendohet të kenë qenë sërish bisedat e Ballukut me vartësit e saj që kanë hedhur dritë mbi aferën e radhës, njësoj si në rastin e tunelit të Llogarasë.

Shpërndaje